baraliu asnje deputet nuk deshiron te shkoje serish ne zgjedhje secili mund ta votoje qeverine e vv se 67f694a7370c8

Baraliu: Asnjë deputet nuk dëshiron të shkojë sërish në zgjedhje, secili mund ta votojë qeverinë e VV-së

April 9, 2025
1 minut lexim

Profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu vë në pah mundësinë e votimit të qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosjes edhe nga deputetë të partive të tjera opozitare pasi siç thotë ai, asnjëri nga ta nuk do të dëshironte zgjedhje të reja.

Sipas tij, përpjekja e parë për formimin e Qeverisë i takon VV-së por nëse ajo nuk arrin ta bëjë atë, mundësia kalon tek partia e dytë e zgjedhjeve.

Ndonëse teorikisht e sheh të mundur formimin e qeverisë nga opozita, Baraliu tha për rtv21 se praktikisht partitë opozitare nuk kanë harmonizim të qëndrimeve.

“VV-ja e ka për detyrë ta provojë formimin e Qeverisë….Edhe kur nuk i ka numrat  mundet dikush nga partitë e tjera ta votojë për arsye se asnjë deputet nuk dëshiron të shkoj në zgjedhje secili prej tyre ka harxhuar dhjetëra-mijëra euro për t’u bërë deputet dhe është edhe interesi shtetëror e shoqëror tek çdo deputet dhe vetëdija se nuk është mirë të shkohet pas dy tre muajsh në zgjedhje të tjera. Pra nuk dihet nëse se nuk  arrin në përpjekjen e parë që i takon me kushtetutë për ta bërë qeverinë pas 15 ditësh i jepet afati një partie tjetër qe ta bëje qeverinë dhe kjo mund të jetë partia e dytë PDK-ja  ose ndonjë ose tjetër në rast se ata për 15 ditë i bëjnë numrat mbahet seanca e Kuvendit dhe nëse votohet krijohet qeveria e pakicës parlamentare dhe e opozitës nëse  jo brenda40- 45 ditësh presidentja  është e detyruar t’i shpallë zgjedhje e reja të jashtëzakonshme dhe të shkojmë ne zgjedhjet e reja. Teorikisht opozita mund ta formojë Qeverinë por praktikisht s’kanë harmonizim të qëndrimeve”, tha Baraliu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

stervitja e emergjencave civile ne shkoder marrin pjese 13 vende 67f68b4923163
Story i mëparshëm

​Stërvitja e Emergjencave Civile në Shkodër, marrin pjesë 13 vende

dalin ne shitje biletat per ndeshjet e kampionatit europian u 17 shqiperi 2025 67f69867069da
Story i radhës

Dalin në shitje biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”

Të fundit nga

ShkoLartë