Ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama nëpërmjet rrjeteve sociale ka reaguar pas fitores së republikanit Donald Trump përballë Kamala Harris.
Obama në shkrimin e tij në rrjetet sociale ka uruar Donald Trump dhe Senatorin Vance për fitoren e tyre. Mes tjerash Obama thekson se rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që ata kishin shpresuar, për shkak, siç shkruan të dallimeve të thella politike.
Obama gjithashtu thekson edhe rëndësinë e transferimit paqësor të pushtetit në demokraci, duke potencuar se edhe pse nuk pajtohen me shumë nga politikat e republikanëve, vullneti i votuesve duhet respektuar.
Ish-presidenti Obama mes tjerash shkruan: Amerika ka kaluar një periudhë të vështirë, me një pandemi historike, rritje çmimesh dhe një ndjenjë të gjerë që shumë qytetarë e ndjejnë se, pavarësisht mundit, nuk po përparojnë. këto probleme janë të zgjidhshme, nëse amerikanët dëgjojnë njëri-tjetrin dhe respektojnë parimet dhe normat kushtetuese dhe demokratike që e bëjnë këtë vend të shkëlqyer. Ndonëse nuk pajtohemi gjithmonë për gjithçka, progresi kërkon të japim besim dhe mirëkuptim – edhe ndaj atyre me të cilët nuk jemi dakord”, shkruan mes tjerash -ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.
Burimi: botasot.info