Rezidentët e fshatit Saint-Leger, në veri të Francës përpiqeshin sot të pastronin baltën nga rrugët e shtëpitë e tyre pas stuhisë që solli reshje të rënda dhe rrëshkitje dheu natën e te merkures.
Ata ankoheshin për “lumin e baltës” që erdhi nga stuhia që dëmtoi shtëpi dhe shkaktoi evakuime një ditë më parë.
Vërshimi 20 minutësh që goditi fshatin në lindje të rajonit Somme pranë kufirit me Belgjikën gjeti vendasit të papërgatitur, tha zyrtari rajonal Stephane Haussoulier për rrjetin AFP.
Ai shtonte se disa automjete u morën nga vërshimet në Sailly-Laurette, në brigjet e lumit Somme, ku rreth 12 shtëpi u përmbytën, disa rrugë u dëmtuan dhe 24 njerëz u detyruan të evakuoheshin.
Vendasit vijonin sot të pastronin shtresën e konsiderueshme të baltës të mbetur në rrugë nga vërshimi.
Përmbytjet shkaktuan dëme materiale në dhjetra shtëpi, njoftonte departamenti i Somme, duke shtuar se zjarrfikësit kishin marrë rreth 83 thirrje ndihme për ngjarjen.
Burimi: botasot.info