banoret e ponoshecit kerkojne nga komuna qe ti rrenoje objektet e vjetra 67b19e20dea1e

Banorët e Ponoshecit kërkojnë nga komuna që t`i rrënojë objektet e vjetra

February 16, 2025
min lexim

Për t`iu shmangur një tragjedie tjetër si ajo e disa ditëve më parë në Jabllanicë të Gjakovës, banorët e Ponoshecit po kërkojnë nga autoritetet komunale që t`i rrënojnë objektet e vjetra, pasi mund të rrezikojnë jetën e nxënësve.

Autoritetet komunale thonë se nuk kanë pasur ndonjë kërkesë me shkrim nga ta, megjithatë premtojnë se do të dalin në terren.

Banorët e Ponoshecit të Gjakovës po kërkojnë shkatërrimin gërmadhave të ish-ndërmarrjeve shoqërore, të cilat ndodhen fare pranë objektit të Shkollës Fillore e Mesme e Ulët ‘Ganimete Tërbeshi’, pasi sipas tyre mund të përsëritet rasti tragjik si ai në Shqiponjë ditë më parë.

 “Po gjendja po shihet vet edhe përmes kamerës, d.m.th kjo gjendje nuk është tash por e shumë viteve më parë. Shumë fëmijë zgjedhin që të luajnë këtu në këtë oborr që është rrezik për jetën e tyre. Ne kemi bërë kërkesë edhe në komunë që objekti të rrënohet. Ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që për mos me ndodhë ndonjë fatkeqësi qysh ka ndodhë në vende të tjera që ka qenë rast i prekshëm e na ka prekë të gjithëve që të rrënohen objektet të pastrohet oborri dhe le të shfrytëzohet për nevoja tjera”, tha Valdet Sadrija, prind dhe mësimdhënës, raporton RTKlive.

“Ne si komunitet i fshatit Ponoshec kërkojmë që këto gërmadha të pastrohen meqenëse këtu është afër edhe shkolla, pra shkolla e vjetër po edhe shkolla e re që po ndërtohet se këtu vazhdimisht fëmijët rrinë në këto gërmadha. Prandaj sa nuk është vonë iu bëjmë apel edhe Kuvendit komunal edhe qeverisë së Kosovës që të ndërmarrin diçka të pastrohen këto objekte gjysmë të rrënuara të cilat janë rrezik permanent për fëmijët dhe të rinjtë e fshatit Ponoshec”, tha Hysni Ademi, përfaqësues i komunitetit.

Ndryshe nga banorët, zyrtarët e komunës në Gjakovë thonë se deri më tash nuk ka pasur një kërkesë me shkrim për rrënimin e këtyre objekteve. Haxhi Sejdia drejtor për Siguri dhe emergjenca në Gjakovës i kontaktuar përmes telefonit tha se prona për të cilën bëhet fjalë ende nuk është e definuar pasi që e njëjta dikur ka qenë objekt i ish Kooperativës Bujqësore ndërsa tash ka pretendime të disa banorëve për pronësi.

Sidoqoftë në komunën e Gjakovës, por edhe komunat e tjera, rastet e tilla me objekte gjysmë të  shkatërruara nuk janë të vogla.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pse veturat elektrike nuk kane gome rezerve 67b19adb02c8a
Story i mëparshëm

Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?

chrishell stause dhe bashkeshorti g flip marrin vemendje ne darken e dites se shen valentinit 67b19f4ca1ed6
Story i radhës

Chrishell Stause dhe bashkëshorti G Flip marrin vëmendje në darkën e Ditës së Shën Valentinit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë