Një pjese e lagjeve në kryeqytet kanë mbetur pa rrymë gjatë ditës së sotme (e hënë) nga ora 11:00, përkatësisht lagjja e “Muhaxherëve”.
Në KEDS thonë se ndërprerja e energjisë elektrike në këtë lagje është e planifikuar për punime në rrjet.
Zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi thekson se në lagjen e “Muhaxherëve” kjo kompani ka ndal furnizimin me energji elektrike si rrjedhojë e punimeve të planifikuara. Derisa shton se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike pritet të zgjatë deri në ora 15:00.
“Ka punime të planifikuara deri rreth orës 15:00, që lidhen kryesisht me punim në rrjet”, thekson Krasniqi
Burimi: botasot.info