Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) ka publikuar raportin e saj të fundit të inteligjencës mbi krizën në Ukrainë.
Në përditësimin e saj thuhet se megjithë çlirimin e Khersonit më 11 nëntor, banorët e atjeshëm vazhdojnë të “vuajnë nga bombardimet e përditshme nga artileria ruse” dhe vetëm të enjten e kaluar u vraë 10 persona, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”
Qyteti port jugor është i pambrojtur sepse mbetet në rrezen e shumicës së sistemeve të artilerisë ruse, të cilat tani po qëllojnë nga bregu lindor i lumit Dnipro.
Dhe pjesa më e madhe e dëmit ka të ngjarë të shkaktohet në Kherson nga përdorimi i raketave të shumta nga Rusia, shton raporti.