Disa banorë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë kanë protestuar para objektit të komunës pas pakënaqësive të shfaqura ditë më parë rreth planit rregullues për lagjen.
Gëzim Sveçla, asamblist i LVV-së ka folur para protestuesve duke thënë se kryetari Përparim Rama erdhi pa material.
Ndryshe, në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila është mbajtur të enjten, u vendos që të mos hyjë në rend të ditës plani rregullues për “Kalabrinë”, me gjithë përpjekjen e kryetarit Rama që këtë pikë ta fusë në rend dite vetëm një ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal.
Përpjekja e kryetarit Rama, që ta fusë në rend dite vetëm një ditë para seancës planin rregullues të lagjes “Kalabria” është quajtur kontrabandë nga opozita, transmeton EO.
Megjithatë, në Komitetin për Politikë dhe Financa këshilltarët komunalë të Vetëvendosjes, PDK-së dhe kryesuesi i pavarur, Fehmi Kupina, të enjten votuan kundër futjes se kësaj pike në rend dite.
Arsyeja thuhet se është mungesa e materialit.