Banorët e fshatit Buzallkovë të Velesit, vuajnë për ujë të pijshëm

min lexim

Qindra banorë të fshatit Buzallkovë të Velesit vazhdojnë të ndjejnë pasojat e mungesës së ujësjellësit në fshat të premtuar prej vitesh. Për të mos mbetur pa pikë uji banorët janë detyruar të hapin puse në oborret e shtëpive pavarësisht gjendjes së vështirë ekonomike. Derisa ekipi i Alsat qëndroi në shtëpinë e familjes Demirshi, kryefamiljari I saj na tregoi për vështirësisë dhe shpenzimet që për çdo ditë bëjnë për të siguruar ujë.

“Tashmë 20 vjet nuk tregohen defektet që kemi pas. Vëllai hapi pus tjetër 80 metër, 5 mijë euro. U tha pusi që ishte 22 metër, çka të them, shumë keq. Sa metër është ky bunar? Është 29 metër ose 30 metër. A ka mjaftueshëm ujë? Ka, te unë nuk është ndal, po këtë vit është pak më krizë, është më thatë, puna e Zotit. Paisjet që I keni brenda I keni lidh me hidroforin? Po, të gjitha I kemi me hidroforin. Për çdo ditë zë gëlqere, për çdo ditë I pastrojmë makinat, çdo ditë prishen, sigurisht, uji nuk bën”, tha Shemun Demirshi, banor i fshatit Buzallkovë.

Banorët tjerë që takuam në rrugë shprehen të revoltuar me Institucionet përgjegjëse që nuk mbajtën premtimin e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në fshat.

“Problemi është prej moti edhe sot e kësaj dite janë tu na gënjye, veç me na mashtrua kot. Nuk keni ujësjellës? Asnjëherë skemi pas. Si gjendeni? Kush si mundet, dikush me pus (bunar) dikush mbush me cisternë, Të gjithë kanë premtua e asnjëri s’ka bë asgjë, të gjithë premtime e në fund asgjë”, u shpreh një banor i fshatit Buzallkovë.

“Axhë, sa keni harxhua me hap një pus ose si e keni rregullua punën e ujit në shtëpi? E kemi rregullua me zor me nxjerr një pikë ujë. Tash I kanë sjell gypat deri atje dhe e kanë ndërpre punën. Ujë nuk kemi aspak, I gjithë fshati përballet me vështirësi. Me vështirësi kemi kalua. Ju keni pus në shtëpi? Po, kemi pus, kur ka rrymë ka ujë, kur s’ka rrymë s’ka ujë. Sa kushton me çel një bunar? 5 mijë euro”, deklaroi një banor tjetër.

Mungesa e ujësjellësit në fshat ka shkaktuar probleme edhe në shkollën e fshatit ku nxënësit detyrohen të blejnë ujë për pije. Nga Komuna e Velesit thanë për Alsat se ndërtimi I ujësjellësit financohet nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe ka nisur prej dy vitesh por I njëjti është ndërprerë për shkak të ndryshimeve në planin për ujësjellësin.

Story i mëparshëm

Biden dhe Trump kryesojnë tubimet përfundimtare elektorale

Story i radhës

Këshilltari i Qeverisë për energjetikë me thirrje të dyfishtë për qytetarët: Edhe të jenë të qetë, edhe të kursejnë energjinë elektrike

Të fundit nga