banore ushtri e polici rinisin kerkimet per te riun nga hasi 67f7a48dba1f2

Banorë, ushtri e polici rinisin kërkimet për të riun nga Hasi

April 10, 2025
1 minut lexim

Kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte kërkimet në bjeshkët e Domajve të Hasit për gjetjen e 27-vjeçarit, i zhdukur që prej 6 prillit.

Kërkimet për Ajet Leshin edhe në ditën e katërt do të bëhen nga banorët e zonës, gjahtarë, policë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit. Prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji, bëri të ditur se nëse gjatë ditës së sotme kërkimet nuk do të jenë rezultative, të premten do të vijnë 100 trupa të ushtrisë.

Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit u largua nga banesa mëngjesin e së dielës me 6 prill për gjah në bjeshkët afër Malit të Pashtrikut.

Në mesditën e 6 prillit, 27-vjeçari telefonoi për ndihmë familjarët dhe pas kësaj telefonate që prej katër ditësh ende nuk ka gjurmë të tij, pavarësisht kërkimeve me helikopter nga ushtria e dron nga skuadra e Shërbimit Kombëtar i Kërkimit Shpëtimit Malor i Kosovës, që dy ditë më parë njoftoi se e ndërpreu operacionin për të riun deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mot me i ngrohte ne ditet ne vijim 67f79f28b53e8
Story i mëparshëm

Mot më i ngrohtë në ditët në vijim

perse rezultoi diplomaci mjerane diplomacia e enver
Story i radhës

Përse rezultoi “Diplomaci mjerane” diplomacia e Enver Hoxhës?!

Të fundit nga

ShkoLartë