banka qendrore e cekise me plan per krijimin e nje rezerve bitcoin 679a165c6049c

Banka Qendrore e Çekisë me plan për krijimin e një rezerve Bitcoin

January 29, 2025
1 minut lexim

Guvernatori i Bankës Kombëtare të Çekisë Ales Michl tha se do të prezantojë një plan për bordin e bankës për të investuar në bitcoin duke shtuar e ka shumë gjasa që banka të shkurtojë interesat me 25 pikë javën e ardhshme sipas një interviste të publikuar nga Financial Times.

Michl tha se do të prezantojë planin e tij të Enjten dhe nëse aprovohet banka do të mbajë 5 përqind të rezervave të saj prej 140 miliardë eurosh në Bitcoin sipas FT.

“Për diversifikimin e aseteve tona, Bitcoin duket premtues,” u shpreh ai.

Ai shtoi se bitcoin do të rritej edhe pa mbështetjen e presidentit Amerikan Donald Trump pasi është një investim alternativ për shumë njerëz. Bitcoin preku një rekord të ri këtë muaj kur Trump i cili ka premtuar të bëhet presidenti kripto, u betua në detyrë.

Gjatë 2024 është dyfishuar vlera e saj falë aprovimit të ETF-ve dhe optimizmit lidhur me presidencën e Trump.

Michl, gjithashtu, theksoi interesin më të gjerë të investitorëve për bitcoin që kur BlackRock dhe firmat e tjera vitin e kaluar nisën fondet e tregtuara të shkëmbimit të bitcoin, sipas FT.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

perfundojne procedurat kreret e uck se ne hage do te votojne ne zgjedhjet e 9 shkurtit 679a138ee2e74
Story i mëparshëm

Përfundojnë procedurat: Krerët e UÇK-së në Hagë do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit

mickoski nuk do te tolerojme fitim ne kurriz te qytetareve 679a1661194b6
Story i radhës

Mickoski: Nuk do të tolerojmë fitim në kurriz të qytetarëve

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë