banka popullore inflacioni 37 pbb 38 ne tre muajt e pare te vitit 2026 69fa170cdc315

Banka Popullore: Inflacioni 3,7%, PBB 3,8% në tre muajt e parë të vitit 2026

May 5, 2026
1 minut lexim
bankapopullore

Inflacioni periudhën Janar-Mars të këtij viti ishte 3,7% në Maqedoni të Veriut, ndëra Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) ishte 3,8%, thonë të dhënat nga Banka Kombëtare e Vendit.

“Sa i përket zhvillimeve aktuale në ekonomi, në tremujorin e parë të vitit 2026, norma mesatare vjetore e inflacionit u ngadalësua në 3.7% (nga 4.2% në tremujorin e mëparshëm)”, thonë nga banka në një komunikatë pas takimit të sotëm të Bordit Ekzekutiv.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2025, ekonomia vendase ruajti një normë reale vjetore rritjeje prej 3.8% pavarësisht mjedisit të jashtëm të pasigurt dhe të paqëndrueshëm”, tha më tutje banka për PBB-në.Në këtë takim, Bordi Ekzekutiv i bankës vendosi ta mbajë normën bazë të interesit në 4%.

“Vendimi për politikën monetare u mor në kushte të një paparashikueshmërie globale jashtëzakonisht të rritur dhe nevojës për informacion shtesë për një kuptim më të plotë të efekteve në ekonominë e brendshme”, thonë nga banka në komunikatë.

Banka tha se nëse inflacioni mbetet në një nivel më të lartë dhe ndikon në pritjet inflacioniste, dhe kërkesa në tregun valutor vazhdon të rritet në periudhën e ardhshme, ajo do të reagojë duke rritur normën e interesit.

Sipas bankës në fund të marsit 2026, niveli i rezervave valutore arriti në 5,249.4 milionë euro dhe është më i lartë se në fund të vitit 2025, gjë që pasqyron huamarrjen e shtetit në tregun ndërkombëtar.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mira murati shkelqen ne met gala 2026 69fa0fe6c6247
Lajmi i mëparshëm

Mira Murati shkëlqen në Met Gala 2026

bie lehte nafta ne bursa tregu i paqendrueshem 69fa290633224
Lajmi i radhës

Bie lehtë nafta në bursa, tregu i paqëndrueshëm

Të fundit nga

ShkoLartë