Banka për Zhvillim pranë KE-së grant prej tre milion euro për 30 salla sportive

May 17, 2022
1 minut lexim

Minsitri i Arsimit Jeton Shaqiri dhe zëvendës guvernatori i Bankës për zhvillim pran Këshillit të Evropës Tomas Beshek, nënshkruan marrveshjen për sigurimin e një granti prej tre milion eurosh, mjete të cilat do të dedikohen për rekonstruimin e 30 sallave sportive në shkollat fillore dhe të mesme në vend, si dhe për blerjen e paisjeve sportive për 50 salla sportive. Si një vend në zhvillim me një buxhet mjaft të kufizuar kjo shumë, është një mbështetje e konsiderueshme theksoi minsitri Shaqiri, duke u zotuar se këto mjete do të përdoren në inters të fëmijëve dhe do të investohet në shkollat ku ka më shumë nevojë, me qëllim të krijimit të kushteve për orët sportive por edhe për rekreacion.

“Këto fonde janë pjesë e një proekti me vlerë prej 65.7 milion euro, investime në infrastrukturën arsimore e cila realizohet me mjetenga buxheti kobëtar, fonde nga donatorë dypalëshe dhe kredi nga Baka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës, nën ombrellën e korrnizës për investime në Ballkanin perëndimor, organ për financimin multilateral të kordinuar nga Ketë mbështetura në avancimin e arsimit në vendin tonë, në rrugën e integrimit në BE.”, tha minsitri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

Zëvendës guvernatori i Bankës për Zhvillim pran Këshillit të Evropës Tomas Beshek, tha se ky proekt ka siguruar përmirësimin e infrastrukturës arsimore për më shum se 100 mijë nxënës.

“Rritja e qasjes deri te arsimi, përmirësimi i rezultatet nga ai dhe rritja ekonomike janë prioritetet kryesore të Këshillit të Evropës dhe Bankës për Zhvillim. Prandaj me kënaqësi e vazhdojmë bashkëpunimin me autoritetet në Maqedoninë e Veriut në sferën e arsimit dhe me pa durim e presim bashkëpunimin e ardhëshëm.”, tha zv/guvernatori i Bankës Evropiane për Zhvillim, Tomas Beshek.

Mjetet janë siguruar nga Banka Evropjane për Zhvillim, me mbështetjen e vendeve donatore si Suedia, Norvegjia, Austria dhe Gjermania, me mbështetje aktive edhe të delegacionit të BE-së në Shkup.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna e Prizrenit dhe Caritasi zviceran nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Story i radhës

Suarez mund të luajë në Serie A

Të fundit nga

ShkoLartë