Banka e Shqipërisë: Të rishikohet skema e pensioneve, rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike

November 15, 2024
min lexim

Në kohën kur qeveria është duke diskutuar për një reformë të re në skemën e pensioneve, Banka e Shqipërisë në opininin e saj të buxhetit 2025 i ka kërkuar qeverisë një rishikim të skemë pasi përbën rrezik për financat publike për shkak se popullsia po plaket dhe fuqia punëtore po emigron.

“Është një shqetësim shoqëror dhe ne ndaj e kemi përmendur si një rrezik afatgjatë plakjen e popullsisë,instabilitetin e skemës së pensioneve kemi kërkuar të shikohet dhe rishikohet skema e pensioneve për shkak të dinamikave të reja që ka demografia dhe ekonomia.Është shumë e drejt mesa dim ne nga kontakt që kemi me ISSH ato janë duke bërë një strategji të re në mënyrë që të bëjnë një skemë pensionesh të përafërt me skemën e BE ku shtyllat të jenë të gjitha aktive sepse ne e kemi ngritur si shqetësim që skema e pensioneve të jetë e qëndrueshme në mënyrë që të sigurojë mirëqënien e shtresave të popullsisë ë dalin në pension.Ne nuk propozojmë drejtime por ngrejmë shqetësimin dhe jemi gati të kontribuojmë me të gjitha targetat.Shqetësimi është i drejtë sepse krijon një pengesë afatmesme për zhvillimin ekonomik.ne e ngrem këtu për faktin se e shohim në rrezik potencial në ngadalësimin e rritjes ekonomike”,  tha zv/guvernatorja e Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi.

Një shqetësim tjetër i ngritur nga Banka Qëndrore në komision ishte edhe ai i kursi të këmbimit për të cilin zv.guvernatorja Minxhozi tha se po analizohet situata për të propozuar masa për të ndaluar rënien e shpejtë të euros.

“Banka e Shqipërisë bashkohet me shqetësimin e zhvlerësimit të euros, më shumë se për zhvlerësimin shqetësimi është për ritmin e zhvlerësimit pasi mund të shkaktojë dëme ekonomike. Ndërsa në afatgjatë ne jemi duke parë për të bërë analiza shumë të hollësishme se çfarë i sjellë ekonomisë shqiptare një zhvlerësim i shpejtë. Për ne është problem ritmi i shpejtë i zhvlerësimit, dhe ne po e analizojmë dhe të propozojmë një rrugë se si mund të ngadalësohet ritmi i rënies”, tha ajo.

Në fund të diskutimeve Komisioni i Ekonomisë miraton në parim projektbuxhetin e vitit 2025 vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita votoi kundër. kurse tabaku e Spaho kundër. Pritet seancë dëgjimore për pensionet e cila do të zhvillohet me ministrin e Ekonomisë dhe Drejtorin e ISSH.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vdekja e foshnjës 14-muajshe, Memedi: Nuk ka qenë shkaku i intubimit, ka ardhur në gjendje të vështirësuar 

Story i radhës

Deputetja e VV-së thotë se dy zyrtarë të PDK-së i kanë kërkuar BE-së të mos ia heqin masat Kosovës

Të fundit nga

Despotovski: Nuk jam arrestuar!

Ish-drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski, ka përgënjeshtruar raportimet se është arrestuar pasditen e sotme. “Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të
ShkoLartë