Banka e Shqipërisë: Presim shtrenjtim të mëtejshëm të çmimeve në Shqipëri

Banka e Shqipërisë parashikon çmime të larta gjatë dy viteve të ardhshme në Shqipëri duke bërë që treguesit e inflacionit të jenë mbi pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.

Sejko tha se ndikimin kryesor në rritjen e inflacionit e kanë patur çmimet e ushqimeve. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se pavarësisht situatës së krijuar në tregjet e huaja, ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë periudhës në vijim.

Guvernatori tha se rritja e çmimeve në vend është ndikuar kryesisht për shkak të pasigurisë në tregje si pasojë e luftës në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij, Sejkoi iu referua edhe treguesve të lartë të inflacionit për janarin dhe shkurtin duke theksuar se pritet që çmimet të jenë edhe më të shtrenjta gjatë marsit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Refuzimi për zgjedhjet serbe, Quinti etiketon qeverinë Kurti

Story i radhës

Gramoz Vokrrit i refuzohet kandidatura për kryetar të FFK-së

Të fundit nga