banka boterore miraton paketen e financimit emergjent prej 723 milione dollaresh per ukrainen 6226fe34937fc

Banka Botërore miraton paketën e financimit emergjent prej 723 milionë dollarësh për Ukrainën

March 8, 2022
1 minut lexim

Banka Botërore ka miratuar një paketë financimi urgjent prej 723 milionë dollarësh të kredive dhe granteve për Ukrainën derisa lufton pushtimin rus, tha ajo në një deklaratë të hënën.

Paketa përfshin një shtesë kredie prej 350 milionë dollarësh për një hua të mëparshme të Bankës Botërore.

Banka premtoi gjithashtu se do të punonte në krijimin e një pakete tjetër mbështetjeje prej 3 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila do të aprovohet “në muajt e ardhshëm.” Në deklaratën e saj, ajo tha se do të ofronte mbështetje shtesë për fqinjët e Ukrainës pasi ata pranojnë më shumë se 1.7 milionë refugjatë, shkruan CNN.

“Grupi i Bankës Botërore qëndron me popullin e Ukrainës dhe rajonit,” tha Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass në deklaratë. “Ky është i pari nga shumë hapat që ne po ndërmarrim për të ndihmuar në adresimin e ndikimeve të gjera njerëzore dhe ekonomike të kësaj. krizë.”

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tete sipermarrese qe ndryshuan menyren e te berit biznes sot 6226fe31c4aa8
Story i mëparshëm

​Tetë sipërmarrëse që ndryshuan mënyrën e të bërit biznes sot

1021 raste aktive me coronavirus ne kosove 6227023c90203
Story i radhës

1,021 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë