Banka Botërore miraton 610 milionë dollarë financim shtesë për Ukrainën

Banka Botërore ka bërë të ditur se ka miratuar një paketë shtesë financimi prej 610 milionë dollarësh për të adresuar nevojat urgjente të ndihmës dhe rimëkëmbjes në Ukrainë ndërsa lufta e Rusisë vazhdon.

Paketa përfshin një hua shtesë prej 500 milionë dollarësh nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim të Bankës Botërore, e cila mbështetet nga një garanci nga Britania, shkruan Reuters.

Po ashtu në këtë pako është përfshirë edhe një projekt të ri për të rivendosur dhe përmirësuar aksesin në kujdesin shëndetësor dhe adresimin e nevojave të lidhura me luftën për shërbimet shëndetësore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrecaj: Në rastin e Salih Mustafës, Gjykata Speciale e ka zbatuar ligjin e gabuar

Story i radhës

Ja se çfarë duhet të bëjë secila shenjë e Horoskopit për vitin 2023

Të fundit nga