Në Kërçovë u ndërtuan 30 banesa sociale për 30 familje rreth 150 persona të komunitetit rom që jetojnë në lagjen Prilepska rreth lumit të Zajazit dhe ishin të rrezikuar nga çdo vërshim për shkak të lumit që kalon në këtë lagje.
Në lagjen Prilepska jetojnë shumë familje rome por të drejtë për banesë sociale kanë pasur vetëm familjet që posedojnë dokumentacione personale se janë banor të këtij qyteti.
Në lagjen Ivanidoll ku janë ndërtuar banesat sociale me fillimin e punimeve ne kishte protesta nga banorët e lagjes, ata protestuan me muaj të tërë kundër ndërtimit të banesave duke thënë se do të prishet rendi, siguria dhe qetësia e qytetarëve të lagjes. Petrevska tha se për qetësin dhe sigurinë e lagjes garantojnë ata.
Ky projekt është financuar nga IPA 2 fondet nga BE-ja” I realizuar nga qendra për iniciativë qytetare nga Prilepi në partneritet me Komunën e Kërçovës.
Burimi: tv21