banesa perfshihet nga flaket ne shkoder dyshohet per viktima nena me dy femijet ndodheshin brenda ne shtepi 6a6a054eac87a

Banesa përfshihet nga flakët në Shkodër, dyshohet për viktima, nëna me dy fëmijët ndodheshin brenda në shtëpi

July 29, 2026
1 minut lexim

Zjarri në banesën në Shkodër, gjendet një trup i pajetë, dyshohet se i përket një prej fëmijëve


d656ef95 5d93 43d7 9e87 a2294bda8dfd sd1785332757

Një banesë u shkrumbua nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen të Postribës në Shkodër.

Një trup i pajetë është gjendur, ndërsa dyshohet se i përket një prej fëmijëve.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se brenda banesës ndodhej nëna me dy fëmijët.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet banesa e shkrumbuar.

—-

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në Bashkinë Shkodër.

Dyshohet se në momentin e rënies së zjarrit brenda banesës ndodheshin një grua dhe dy fëmijët e saj.

Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës është bërë me shumë vështirësi. Banesa ndodhet në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës automobilistike, ndërsa kur forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, objekti ishte pothuajse i shkrumbuar.

Në vendngjarje po vijojnë veprimet e shërbimeve zjarrfikëse dhe të emergjencës për të verifikuar situatën.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për viktima, por deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet. Pas përfundimit të verifikimeve pritet një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne rigjykim avni lajqi denohet me 5 vjet burgim per pergatitje te vrasjes lirohet per armembajtje pa leje 6a6a04d322e1f
Lajmi i mëparshëm

Në rigjykim, Avni Lajqi dënohet me 5 vjet burgim për përgatitje të vrasjes – lirohet për armëmbajtje pa leje

tragjedi ne plazhin e anglise vdesin tre persona ne mesin e tyre nje 7 vjecar 6a6a05b0f0ec5
Lajmi i radhës

Tragjedi në plazhin e Anglisë: Vdesin tre persona, në mesin e tyre një 7-vjeçar

Të fundit nga

ShkoLartë