Bandat shqiptare nuk ndalen, tentuan të grabisnin edhe shtëpinë e kampionit të Europës

September 12, 2022
1 minut lexim

Javët e fundit, mediat spanjolle kanë raportuar për disa grabitje të ndodhura në shtëpitë e lojtarëve të La Ligës.

Dy rastet më të fundit kanë qenë ato të ish-sulmuesit të Barcelonës, Aubameyang, dhe të mbrojtësit të Realit të Madridit, Dani Karvahal.

Në rastin e sulmuesit nga Gaboni, besohet se ishte një bandë italianësh – nga përshkrimi që i ka bërë bashkëshortja e tij – që u fut në shtëpi duke grabitur sende me vlerë dhe para, e duke mos kursyer as vetë sulmuesin, që pësoi disa dëmtime në kokë.

Në rastin e Dani Karvahal mediat spanjolle kanë raportuar se besohet të ketë qenë një bandë shqiptare grabitësish, të cilët kanë tentuar të futen në shtëpinë e mbrojtësit të Realit të Madridit.

Lajmi është bërë me dije nga gazeta “ABC”, që ka nënvizuar se “një bandë shqiptare ka tentuar të futet në shtëpinë e Dani Carvahalit për të vjedhur”.

Por përpjekja e tyre për të mësyrë në shtëpinë e mbrojtësit ka dështuar.

Kjo nuk është hera e parë që bandat shqiptare përmenden në shtypin spanjoll si protagoniste në grabitjen e shtëpive të lojtarëve të La Ligës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si të dalloni nëse ai po flirton me ju, apo thjesht është i sjellshëm

Story i radhës

“Do kemi pasoja dhe viktima fizike”/ Përplasja SHBA-Iran në Shqipëri ndërsa shpresat për marrëveshje bërthamore zbehen

Të fundit nga

ShkoLartë