bandat politike terrorizojne anetaret e shoqates presion per voten 61f3d3076e99f

Bandat politike terrorizojnë anëtarët e Shoqatës, presion për votën!

January 28, 2022
1 minut lexim

Terror politik ndaj anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Korçë.

Vetë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është angazhuar personalisht me bandën e tij politike, duke u bërë presion dhe duke kërcënuar anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Korçë, që të mos marrin pjesë në Asamblenë e Shoqatës.

Mësohet se kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo me urdhër nga eprorët e tij politikë ka thirrur në takim kryetarë e bashkive të Pogradecit, Maliqit dhe Devollit, duke u bërë presion që të manipulojë votat për në Asamblenë e SHRF Korçë. Politika është hedhur fuqishëm në sulm me presione dhe shantazhe ndaj anëtarëve të shoqatave rajonale, duke i kërcënuar me largime nga puna.

Një situatë mjaft e rënduar, me komunitetin e futbollit që gjendet në një trysni të madhe nga bandat politike në të gjithë vendin. Këto presione vijnë në një kohë që Bashkia e Tiranës prej disa javësh ka ndërmarrë një sulm ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe komunitetit të futbollit, për të penguar procesin zgjedhor në të gjitha shoqatat rajonale të futbollit dhe në organet drejtuese të FSHF-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d0b2d0bed0b2d0b5d0b4d0b5d0bdd0b0 d0bdd0bed19cd0bdd0b0 d0b0d0b2d182d0bed0b1d183d181d0bad0b0 d0bbd0b8d0bdd0b8d198d0b0 d0b2d0be d0b8d0bb 61f3d2170c499
Story i mëparshëm

Воведена ноќна автобуска линија во Илинден

gjobiten 173 shofere nuk u kane dhene perparesi kembesoreve 61f3d77c62298
Story i radhës

Gjobiten 173 shoferë, nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve

Të fundit nga

Tetova më e pastër me Bilall Kasamin!

4 Shkup, 14 mars – Kryetarët e Komunave janë ata që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët në nivel lokal. Pra, janë adresa kryesore e parësore që trokasin qytetarët nëse nuk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë