Grupi famëkeq i kriminelëve kibernetikë pas ransomware LockBit së fundi sulmoi një spital fëmijësh në Kanada quajtur SickKids. Është një spital pediatrik në Toronto të Kanadës dhe gjatë sulmi hakerët arritën të çaktivizonin disa prej sistemeve të spitalit nga linjat e telefonit tek uebsajti.
Si rezultat, spitali hasi probleme me rezultatet mjekësore ndërsa pacientëve ju duhej të prisnin për kohë të gjata.
Dy ditë më pas, hulumtuesi i sigurisë kibernetike Dominic Alvieri njoftoi në rrjetin social Twitter se grupi kishte kërkuar falje për incidentin duke thënë se ata që kishin bërë sulmin kanë shkelur kodin e tyre të harkimeve.
“Kërkojmë falje për sulmin ndaj sikkids.ca dhe kemi vendosur tu japin dekriptuesin pa pagesë ndërsa partneri ynë që bëri sulmin është bllokuar dhe nuk do të lejohet të përdorë më shërbimet tona.”
BleepingComputers tha se dekriptuesi është Linux/VMware ESXi duke sugjeruar se sulmi ishte vetëm ndaj makinerive virtuale.
Ndërsa kriminelët kibernetikë mund të jenë individ pa skrupuj në përpjekjet e tyre për përfitime financiare, disa shmangin disa industri të caktuara si institucione të shëndetit apo infrastruktura kritike.
Edhe pse mund të duket sikur e kanë bërë me qëllim të mirë, me shumë gjasa janë frikësuar edhe një ndjekjeje nga agjencitë ligjzbatuese. /PCWorld Albanian