Sulmuesi italian Mario Balotelli raportohet së mund të vazhdojë karrierën në Zvicër.
Ish-ylli i disa skuadrave të mëdha përfshirë edhe Manchester Cityn, i njohur më nofkën ‘Rebeli’, kërkohet nga klubi zviceran, Sion.
Presidenti i Sionit, Christian Constantin e ka konfirmuar se klubi i tij është duke negociuar me sulmuesin italian.
“Është e vërtetë. Negociatat po vazhdojnë prej disa javësh. Për momentin nuk mund të them se sa janë shanset për transferim e tij tek ne”, tha Constantin.