balluku thirrje shkupit duhet te pergjigjeni kryeni detyrat dhe ndertojeni korridorin 8 67d34223bc20c

Balluku thirrje Shkupit: Duhet të përgjigjeni, kryeni detyrat dhe ndërtojeni Korridorin 8

March 13, 2025
1 minut lexim

Tiranë, 13 mars – Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku para hapjes së Tunelit të Murrizit, i cili pritet të hapet nesër, më 14 mars 2025.

Duke folur për rëndësinë e këtij Tuneli, i cili është pjesë e autostradës që do të lidh Tiranën me Dibrën, Balluku ka bërë të ditur se ajo është edhe pjesë e Korridorit 8, lidhje europiane infrastrukturore që pritet t’i lidhë me autostradë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Prandaj ajo ka bërë thirrje deri te Maqedonia që të përgjigjet, t’i kryejë detyrat dhe ta ndërtojë pjesën e ngelur të Korridorit 8 në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk flitet më për rrugë kombëtare, por flitet për rrugë të korridoreve europiane. Siç ju e dini, ne kemi nisur Korridorin e 8 tani, që është Korridori që ndërlidh Shqipërinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Korridori i cili është nisur shumë më vonë në Shqipëri…?

Por, ka ecur më shpejtë!

Në të gjitha rastet. Si në rastin e Rrugës së Arbrit dhe në rastin e Korridorit të 8, unë jam e sigurt se pala e Maqedonisë së Veriut duhet të përgjigjet sa më parë pasi edhe ata sikur Shqipëria kanë aspiratën të bëhen anëtare e Bashkimit Europian. Që të bëhesh anëtare e Bashkimit Europian duhet t’i bësh detyrat e shtëpisë dhe një nga ato është edhe ndërlidhja e transportit rrugor”, tha Balluku.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gashi kisha kenaqesine te merrja pjese ne iftarin tradicional te organizuar nga bfi 67d34223bc6ee
Story i mëparshëm

Gashi: Kisha kënaqësinë të merrja pjesë në iftarin tradicional të organizuar nga BFI

neser hapet tuneli i murrizit rama dita e veres shkon edhe ne diber perfundimisht lagja e gjelber e tiranes 67d34720467b5
Story i radhës

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë