balluku ska ne shpirt nje qelize njerezie berisha nuk ndodh qe nje ministre te shpenzoje per larjen e makines se saj 10 mije euro 67f6530713038

“Balluku s’ka në shpirt një qelizë njerëzie”- Berisha: Nuk ndodh që një ministre të shpenzojë për larjen e makinës së saj 10 mijë euro!

April 9, 2025
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku se shpenzon 10 mijë euro në muaj për larjen e makinës.

Berisha tha ne takimin ku u prezantua programi për rendin dhe sigurinë se “ajo nuk ka në gjakun dhe shpirtin e saj një qelizë njerëzie”.

“Nuk ndodh që një ministre  të shpenzojë për larjen e makinës së saj 10 mijë euro në muaj. Ajo nuk ka në gjakun dhe shpirtin e saj një qelizë njerëzie. Sepse po të kishte nuk i lejonte vetes të bënte një shpenzim të tillë kur pensionistët numërojnë kafshatën. Ajo nuk mund ta bënte kurrë një akt të tillë. Në një kohë kur të sëmurët nuk vdesin nga sëmundja, por nga mungesa e ilaçeve. Nuk mund të ketë asnjë mëdyshje se ne do ti japim përgjigjen e merituar kësaj situte”, tha Berisha.

Po ashtu, Sali Berisha paralajmeroi se nga oragnet e policisë së shtetit do të largohen të gjithë ata që janë të inkriminuar.

“Dosjen 1 mln faqe të bisedave telefonike që dëshmojnë lidhjet e tmerrshme të politikës me krimin do zbardhen dhe do bëhen publike, në mënyrë që shqiptarët të ndahen nga bota e krimit, nga droga dhe ti rikthen ligjit”, tha nder të tjera ish kryeministri Berisha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

policia financiare bastisi kompanine nga kumanova dyshohet se jane pervetesuar mbi 22 milione denare 67f64daad787d
Story i mëparshëm

Policia Financiare bastisi kompaninë nga Kumanova, dyshohet se janë përvetësuar mbi 22 milionë denarë

ngjarje e pazakonte ne shqiperi luani kafshon ne qafe nje burre ne oborrin e shtepise 67f65c68c3d99
Story i radhës

Ngjarje e pazakontë në Shqipëri: Luani kafshon në qafë një burrë në oborrin e shtëpisë

Të fundit nga

Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson

Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusenit përmes rrjeteve sociale ka falënderuar Xabi Alonson, pasi ky i fundit dje njoftoi largimin. Xhaka ka shkruar një mesazh emocionues për trajnerin spanjoll, që shumë shpejt
ShkoLartë