Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës së Shqipërisë, Belinda Balluku e ka mbyllur këtë ditë të fundit të vitit 2022 në HEC-in e Vaut të Dejës, prej nga ku ka vlerësuar punën e punonjësve dhe për t’i uruar për një vit sa më të mbarë.
Balluku ka bërë një rezyme të situatës energjetike për vitin 2022, me ç’rast, ka deklaruar se ka qenë sektori më sensitiv, shkruan Rtsh
“Këtë ditë të fundit të vitit na Hidrocentrali i Vaut të Dejës. Energjia pa dyshim ka qenë sektori më sensitiv i këtij viti. Na është dashur shpesh të komunikojmë me qytetarët gjatë gjithë kohës kur kemi qenë në kushte me të vërtetë kritike të baseneve të Vaut të Dejës, Komanit dhe Fierzës. Të gjithë problematikat që kemi hasur, çmimet e larta stratosferike që ka pasur tregu energjetik gjatë këtij viti, deri në fund të nëntorit kur situata hidrike ndryshoi dhe ne filluam të kemi prodhim vendas me kapacitete të plota ditor.”, ka thënë ajo, duke shtuar se pavarësisht vështirësive, janë impaktet e ndryshimit klimaterik që globi ka ndryshuar.
“Por kaskada e Drinit është menaxhuar në mënyrën më të mirë. Vendosa ta mbyllja ditën me stafet e hidrocentralet e kaskadës së Drinit edhe për t’i uruar për punën e mirë që kanë bërë dhe për t’i dhënë zemër për çfarë na pret përpara”, ka deklaruar Balluku.