Ballkanit i ndodh e papritura gjatë fluturimit për Kosovën, detyrohet të kthehet në Pragë

1 minut lexim

Pas një ndeshjeje të jashtëzakonshme ndaj Slavia Prahas, ku ishte vetëm rezultati ai që zhgënjeu, i gjithë ekipi i Ballkanit përjetoi një situatë shqetësuese teksa po ktheheshin për në Kosovë.

Sipas asaj që raporton Arlind Sadiku, avioni me të cilin udhëtonin pësoi një plasaritje te dritarja e pilotit, fakt ky që përbënte rrezik sigurie për të gjithë ekuipazhin.

Teksa vijonte fluturimi, plasaritja fillonte të rritej, me ç’rast udhëtimi u desh të pezullohej dhe lojtarët të ktheheshin në Pragë.

Fatmirësisht, i gjithë ekipi është mirë dhe nuk e kanë pësuar asnjë lëndim gjatë këtij fluturimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mësoni fëmijët si të bëhen sipërmarrës

Story i radhës

Skriningu me BE-në sot vazhdon në Luksemburg

Të fundit nga