Ballkani zhvilloi stërvitjen e fundit në San Marino

1 minut lexim

Ballkani e ka zhvilluar këtë të hënë stërvitjen e fundit, para ndeshjes me La Fioritan në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar për mbërritjen në San Marino sot, teksa ka publikuar edhe disa pamje nga stërvitja.

Ballkani bëri të ditur se seanca stërvitore është zhvilluar pasditen e sotme, në stadiumin ku edhe do të zhvillohet ndeshja nesër.

Kujtojmë se ndeshja e parë e këtij raundi, mes kampionit të San Marinos dhe Kosovës, do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “San Marino”.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 26 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Qeveria mund ta përdorë sulmin për tender multimilionësh!”/ Sulmi kibernetik, Karamuço: Të dyshuara, dy organizata nga Irani

Story i radhës

Lëvizjet e mëdha në inteligjencën ukrainase, a do të ofrojë ende informacion SHBA?

Të fundit nga