Ballkani vazhdon ëndrrën evropiane kundër Slavia Prague, ja formacionet zyrtare

min lexim

Sot me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Slavia Pragues dhe kampionit kosovar, Ballkanit, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani do të synojë të bëjë befasi në Pragë dhe të marrë tre pikë tejet të rëndësishme pas barazimit me CFR Cluj në “Fadil Vokrri” me rezultat 1:1, përcjell KosovaPress.

Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë kundërshtarin duke potencuar se përvoja e tyre në garat evropiane i bënë ata që të jenë skuadër favorite në grup.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Slavia Praguen nuk do të paraqiten Boril, Holes, Hovorka, Hromada, Jurasek, Sevcik dhe Sor, kurse te Ballkani mungon Rustem Hoxha.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Slavia Prague (4-2-3-1): Mandous; Jurasek, Kacharaba, Ousou, Doudera; Provod, Tiehi; Schranz, Lingr, Masopust; Olayinka

Ballkani (4-3-3): Frashëri; Thaçi, Sinani, Jashanica, Thaqi; Korenica, Dellova, Emërllahu; Gripshi, Rrahmani, Krasniqi

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Olluja” ukrainase ua ka futur frikën në palcë rusëve me bashkëpuntorë

Story i radhës

Regjistrohen 97 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,