Ballkani testohet sonte, Slavia Prague është kundërshtari

1 minut lexim

Ballkani testohet sonte në Çeki, në kuadër të Europa Conference League.

Suharekasit do të kenë përballë skuadrën çeke, Slavia Prague, në kuadër të grupeve të Conference League.

Kosovarët e nisën aventurën në Conference League me një barazim ndaj Cluj, kurse tani kërkojnë fitoren e parë në këtë garë.

Baras në ndeshjen e parë ka luajtur edhe Slavia Prague, që përabllej me Sivasspor.

Grupi G i Conference League, ku luan edhe Ballkani, duket njëjtë në aspektin e pikëve, me të gjitha skuadrat që numërojnë një pikë.

Mbetet të shihet nëse sonte do të bëhet diferenca mes këtyre dy skuadrave. Slavia Prague dhe Ballkani përballen me fillim nga ora 18:45.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lëvizjet politike dhe ideologjit të caktuar

Story i radhës

Hamilton: Duhet fat për të marrë fitore këtë sezon

Të fundit nga