Kampioni i Kosovës në futboll ka ardhur deri te deri te goli i tretë.
Kanë kaluar pesë minuta nga fillimi i pjesës së dytë dhe Ballkani nga Suhareka ka shënuar edhe një gol.
Autor i golit ishte Albion Rrahmani, njëherësh i dyti në ndeshjen kundër La Fiorita-s në San Marino.
Ndeshja është e vlefshme në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës, pasi më herët Ballkani dështoi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.