Ballkani pret Sivasporin në “Fadil Vokrrin” e stërmbushur

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në grupin G të Ligës së Konferencës ku do të përballet me Sivasporin.

Skuadra turke vjen në Prishtinë një javë pasi u mposht nga kampioni i Kosovës në Turqi me rezultat 4-3 dhe do të kërkojë revansh ndaj tyre.

Ballkani është lider i tabelës me katër pikë, aq sa ka edhe SIvaspori dhe po ashtu edhe dy skuadrat tjera, Sllavia Praga dhe CFR Cluj, andaj kjo ndeshje do të jetë me rëndësi jetike për të dy klubet.

Skuadra e Ilir Dajës do ta ketë mbështetjen e mbi 12 mijë tifozëve në “Fadil Vokrri” pasi janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion.

Ndeshje starton nga ora 21:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqiptari nga Kumanova rrëfen luftën me arushën: Falë Zotit shpëtova i gjallë

Story i radhës

Fjalët e fjalimeve të bukura i merr era, mbi të gjitha “frutat” që hyjnë nga dera…!

Të fundit nga