Kampioni i Kosovës, Ballkani është nisur sot drejt Turqisë, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e tretë të këtij edicioni të Ligës së Konferencës.
Nesër me fillim nga ora 18:45 Ballkani do të zhvillojë ndeshje si mysafir kundër skuadrës turke, Sivasspor.
Suharekasit do ta kërkojnë me çdo kusht fitoren e parë të këtij sezoni në këtë garë, pas humbjes ndaj Slavia Pragues dhe barazimit me CFR Clujin.
Momentalisht, Ballkani zë vendin e tretë në Grupin G me vetëm një pikë të arkëtuar, krahas kundërshtarit të nesërm, Sivassporit, që renditet në vendin e dytë me katër pikë të tubuara.