Ballkani ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e sontme ndaj Shkupit, e vlefshme për play-offin e Ligës së Konferencës.
Gjatë ditës së sotme dolën në shitje 1 mijë biletat e fundit, për të cilat pati interesim të jashtëzakonshëm.
“Duke shfaqur konsiderate të lartë ndaj të gjithë të interesuarit për të ndjekur ndeshjen, ju njoftojmë se të gjitha biletat janë shitur dhe me nuk ka mundesi që të pajiseni me bilete.
Kërkojmë falje por këto jane kapacitetet e stadiumit”, thuhej në njoftim.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Shkupit zhvillohet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.