Ka përfunduar ndeshja në mes Klaksvik-Ballkani.
2:1 ishte rezultati më 120 minuta, (4:4) ai i përgjithshëm, në ndeshja e kthimit, e vlefshme për kualifikueset në Ligën e Konferencës, në mes Klaksvik – Ballkani.
Golat në këtë takim u shënuan në pjesën e dytë.
Ishin fillimisht vendasit që shënuan me Mikkelson në minutën e 56` të ndeshjes.
Për Ballkanin shënoi Ermal Krasniqi në të 83` minutë, për 1:1.
Ndërsa, golin epërsisë për Klaksvik e shënoi Da Silva në minutën e 89`.
Kështu ndeshja fillimisht shkoi në vazhdime, më pas drejt penalltive.
Nga pika e bardhë më të saktë u treguan ekipi kosovar, pasi realizuan të gjitha gjuajtjet.
E heroi i këtij takimi ishte portieri i Ballkanit, Ljuljanovic që bëri dy superpritje.
Me rezultat final 3:4 në penallti, Ballkani kaloi tutje në ‘Play Offin’ e Ligën e Konferencës, aty ku do të përballet me Shkupin.