Ballkani është mbi mesataren: Të rinjtë në BE largohen nga shtëpia e prindërve mesatarisht në moshën 26.3 vjeç

October 5, 2024
1 minut lexim

Shkup, 4 tetor – Sipas të dhënave të “Eurostat” për vitin 2023, të rinjtë në Bashkimin Europian largohen nga shtëpia e prindërve në një moshë mesatare prej 26.3 vjeç. Mosha mesatare ndryshon midis shteteve anëtare individuale.

Mosha mesatare më e lartë është regjistruar në Kroaci. Në këtë vend ballkanik mesatarisht të rinjtë qëndrojnë me prindërit deri në 31.8 vjet. Pas Kroacisë, një moshë mesatare e lartë është vërejtur edhe në Sllovaki (31), Greqi (30.6), Spanjë (30.4), Itali (30) dhe Bullgari (30).

Nga ana tjetër, në Evropën Veriore, të rinjtë largohen nga shtëpia e prindërve shumë më herët, statistikisht nën moshën 23 vjeç. Këtu përfshihen Finlanda (21.4 vjet), Danimarka (21.8), Suedia (21.8) dhe Estonia (22.8).

Pas tyre vijnë Holanda, Franca dhe Gjermania, ku mesatarja është midis 23 dhe 24 vjet.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ilir Dajës nuk i mjafton fitorja: Lojtarët nuk po kuptojnë atë që po kërkoj unë

Story i radhës

Zemaj: Në procesin e renovimeve të reparteve në QKUK dyshohet për afera korruptive

Të fundit nga

ShkoLartë