Ballkani e zbulon kohën kur do të dalin në shitje biletat dhe çmimin e tyre

min lexim

Ballkani do ta zhvillojë të enjten ndeshjen më të rëndësishme në histori të tij.

Therandasit do të luajnë me Shkupit në fazën e “play-offit” të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës e ka fituar lojën e parë në kryeqytetin maqedonas, ndërsa tash ka nevojë për përkrahje të publikut për ta ruajtur këtë epërsi dhe për ta shkruar historinë me kualifikim në fazën e grupeve.

Dhe, sot klubi Portokalli ka njoftuar se biletat për ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” do të dalin në shitje të mërkurën dhe të enjten, në Suharekë tek stadiumi i qytetit dhe në Prishtinë tek New Borni.

Biletat do të jenë në shitje nga ora 10:00 deri në orën 21:00.

Sa i përket çmimit, bileta në jug, në veri dhe në lindje do të kushtojë 1 ero, në perëndim 3 euro dhe bileta VIP 10 euro.

Therandasit thonë se për këtë ndeshje janë përkujdesur për të gjithë tifozët, në mënyrë që çmimi i biletave të jetë i arsyeshëm.

“Jemi vetëm një hap larg historisë. Nuk keni arsye për të munguar, pajisuni me biletë e shihemi në stadium. Ballkani ka nevojë për përkrahje!”, ka shkruar klubi nga Suhareka.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ekspozohen punimet e prindërve me fëmijë të prekur nga leukemia

Story i radhës

Një çip në dorën e djathtë si çelës makine Tesla

Të fundit nga