Ballkani ka nisur me barazim aventurën në “Conference League”.Skuadra kosovare pas arritjes historike të kualifikimi në garën evropiane, ka barazuar ndeshjen e parë të fazës së grupeve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kampioni i Kosovës luajti ndaj Cluj me rezultat 1-1.Ballkani ishte skuadër më e mirë në fushë duke e kontrolluar ndeshjen me anë të posedimit të topit.
Golin e parë të takimit e shënuan ekipi nga Suhareka me kapitenin, Armend Thaqi.
Thaqi gjeti golin pas një goditje të fortë në zonën e 16’metërshit te kundërshtari në minutën e 65’të të takimit.
Krejt në fund, në minutën 90+1 të takimit, Yuri Matias realizoi golin e barazimit pas një tollovie në zonën e Ballkanit.
First goal in history of Kosovo teams in the group stages😥🇽🇰
Ballkani 1-0 CFR Cluj (65 Armend Thaqi)#UECL pic.twitter.com/gp8ByIAlPO
— Eren Beksaç (@rnbksc) September 8, 2022