Ballkani e konfirmon transferimin e Berishës në Rumani

February 5, 2024
1 minut lexim

Ballkani e ka konfirmuar transferimin e Albin Berishës në Rumani.

Kampioni kosovar përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se sulmuesi kosovar është transferuar në ekipin Petrolul 52 në Poliesti.

Therandasit i uruan suksese lojtarit në aventurën e re.

“Tifozë të dashur, qendërsulmuesi Albin Berisha është transferuar te ekipi Petrolul 52 në Poliesti të Rumanisë. Për djaloshin shembullor që dha shumë për skuadrën tonë, tani nis një etapë e re, në të cilën ne i urojmë sa më shumë suksese. FC Ballkani vazhdon të jetë adresa e formimit profesional të futbollistëve tanë, për të cilët në vazhdimësi krijojmë mundësi të reja”, njoftoi Ballkani në faqen e tij zyrtare në Facebook. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Befason babai i Lumbardhit: Ja çfarë do të bëja nëse djali i im nuk do ta fitonte Big Brotherin

Story i radhës

Tre persona të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri rus

Të fundit nga

ShkoLartë