Ballkani – Cluj, forma e dy skuadrave

1 minut lexim

Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e parë historike në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës nesër.

Ekipi nga Theranda do ta presë në stadiumin “Fadil Vokrri” ekipin rumun, CFR Cluj me fillim nga ora 18:45.

Ballkani është në formë të mirë, pasi ka fituar tri ndeshjet e para të sezonit të ri në Superligë.

Në këto tri ndeshje, ka fituar me rezultat minimal, 1:0, duke mos pranuar gol në asnjërën prej tyre.

Në anën tjetër, Cluj e ka nisur keq sezonin e ri në Liga 1 të Rumanisë.

Pas shtatë xhirove, Cluj gjendet në vendin e shtatë me 12 pikë, katër fitore e tri humbje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Partizani u heq shoferin personal, dy lojtarët udhëtojnë drejt stërvitjes 7,5 kilometra në këmbë!

Story i radhës

Albin! Vuçiqi (vëllai binjak i Edi Ramës) po ta kërkon Asociacionin me kompetenca të Republika Srpskes!

Të fundit nga