Opozita demonstron forcën e numrave nesër para qeverisë. Shefi i Organizimit të PD, Klevis Balliu, thotë se protesta e të shtunës është vetëm fillimi i në aksioni.
Balliu: Nuk është një protestë, është një aksion. As nuk fillon nesër, as nuk ndalon nesër dhe për këtë të jemi të qartë.
I ftuar në Rtv Ora, Balliu thotë se sovrani do të rimarrë pushtetin që ja ka vjedhur Edi Rama.
Balliu: Protestat do të vazhdojnë, sovrani do të vendosë. Sovrani do të rimarrë pushtetin që ja ka vjedhur Edi Rama. Kemi 10 vite që nuk votojmë, 10 vite që vidhemi, 10 vite me kompani offshore, 10 vite me incineratorë që nuk ekzistojnë, 10 vite me dhunë ndaj qytetarëve, me poshtërim, largime, dëbime nga shtëpia, nga shteti. Ky regjim mbijeton mbi shpopullimin, e do shpopullimin. I varfëron qëllimisht shqiptarët që të largohen dhe këtu të mbeten patronazhistët, farefiset e këtyre që kanë mbushur administratën si farefisi i Ulsi Manjës. 13 njerëz nga familja në administratë, administrata Manja.
Është mbushur Anglia me studentë shqiptarë, me qytetarë të ndershëm. Nëse duan t’u vënë gishtin bandave kriminale shefi i tyre është në kryeministri, quhet Edi Rama. Bashkëpunon me ato banda, me ata kriminelë, drogën e Edi Ramës trafikojnë ata. Drogën që ai e fut te hundët para se të shkojë në parlament dhe shpërthen me gjuhën fyese prej ordineri që e shpreh në parlament. Vetëm për atë gjuhë duhet të ishte larguar, kurse për të tjerat ai duhet të ishte te 313. Ai, Erion Veliaj, Manja, Spiropali.
Të gjithë këta që tallen me qytetarët. Populli më i varfër në Europë me çmimin më të lartë të naftës në Europë. Kjo është absurde! Pse duhet ti lejojmë ne këta? Të largohen shqiptarët që të rrijë Edi Rama me patronazhistët e vet? Jo. Është një aksion ballor që fillon nesër i një opozite që nuk është as për shitje, as për pazar, as për marrëveshje me kriminelë dhe banditë. Një opozitë që do tu dalë për zot qytetarëve shqiparë dhe kushdo që do mundohet ti provokojë qytetarët shqiptarë, ti sulmojë do të përballet me çdo strukturë të PD.
Ne do tu dalim për zot qytetarëve shqiptarë, thotë Balliu, por nga ana tjetër qytetarët shqiptarë do të duhet ti dalin për zot Shqipërisë.
Akuzave të mazhorancës se kjo është një protestë për hallet personale të Berishës dhe Metës, Balliu i jep këtë përgjigje:
Balliu: Askush nuk çohet për hallet personale të njërit apo tjetrit. Kjo është patjetër protestë për hallet personale, por hallet personale të shqiptarëve. Halli personal i shqiptarëve janë këta, është Edi Rama.
Ai është besimplotë se qytetarët shqiptarë do ti nxjerrë në shesh e vërteta.
Balliu: Ju keni parë vetëm takimet e Tiranës që ka bërë doktor Berisha në tre degë dhe i keni parë çfarë takimesh të jashtëzakonshme. E vërteta do ti nxjerrë njerëzit në shesh.
Balliu komentoi dhe uljen me 5 lekë të naftës një ditë para protestës.
Balliu: E ulin dhe e ngrejnë me një Bord komunist! Kush janë këta? Fakti i shqiptarëve do të varet nga biznesmenët e këtij, idetë e këtij? Kush është ky? Është një hiç. Ky është një pushtet i vjedhur. Kush ka qytetarët ka pushtetin.
Klevis Balliu thotë se opozita nesë do të shpalosë një alternativë politike antikrizë.
Balliu: Është fjala për shpëtimin e Shqipërisë nga kriza ku e ka futur Edi Rama. Edi Rama për Shqipërinë është më i egër se Putini për Ukrainën. Më shumë shqiptarë ikin nga Shqipëria se ukrainas nga Ukraina. Prapë te eksodi i ’90-ës do shkojmë ne?