Balliu ironizon: Agresori ishte me kartelë, për të gjetur Berishën nuk ishte i çmendur

December 6, 2022
min lexim

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur mbi dhunën ndaj ish-kryeministrit Berisha teksa ka thënë se është një ngjarje kriminale e urdhëruar nga Edi Rama.

Sipas tij agresori i Berishës ishte i pajisur me një kartelë “që i lejonte të bënte çfarë të dojë” më mënyrë informale pasi është një agjent i policisë dhe të tilla dokumente nxirren për policët e infiltruar.

Balliu shtoi më tej se agresori ishte me kartelë, por deri për të njohur se ku ishte Sali Berisha nuk ishte i çmendur, ndërsa këmbënguli se urdhri për sulmin ishte marrë nga kryeministri Rama me qëllimin e vetëm për të ndaluar protestën.

Sipas Balliut Rama kishte shpresë se turma e irrituar do t’i turrej institucioneve dhe atë do ia tregonte të huajve më pas për të ulur opozitën në sytë e tyre.

“Ngjarje kriminale e urdhëruar nga Edi Rama. Faktet janë te faza përgatitore e krimit. Në dosjen e tij ku ky na del i çmendur mund ta përdori kudo që i nevojitet. Ky mund të vrasë 20 vetë dhe të thotë çdo gjë në rregull. Me kartelë është dhe Rama po është në krye të qeverisë. Mund të bësh çfarë të duash i thonë këta. Dhe nuk mban përgjegjësi. Kjo është prodhuar në rrugë informale. Policia kërkon që agjentët e tyre të infiltruar, në momentin që një polic që nuk e di që është i infiltruar prodhohet një dokument i tillë në rrugë informale për lirimin e tij. Ky njeri është arrestuar dhe është proceduar. Ky njeri që qenka me kartelë, deri për të njohur ku ishte Sali Berisha nuk ishte i çmendur, ky ka marrë urdhrin nga Edi Rama.

Rama kërkonte të mbyllte protestën duke mos lënë Berishën të flasë. Të jeni të sigurtë fjalimi i tij është përkthyer në të gjitha gjuhët e Europës. Rama kishte shpresë se turma e irrituar do t’i turrej institucioneve dhe Rama do ia tregonte të huajve. Atë e kanë sjellë policët e Ramës dhe Çuçi i familjes. Këto janë fantazitë që bëhen në kuadër të atyre që janë rritur në shkollën e Sigurimit të Shtetit, është tipike. A është ky një rast për tu habitur, është Rama me këtë polici dhe këta trafikantë që ka përdorur mediat për justifikimin e krimeve”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Spanjoll tregon arsyet e eliminimit ndaj Marokut

Story i radhës

A ishte Charles Manson produkti djallëzor i programeve sekrete të CIA-s?

Të fundit nga

ShkoLartë