Ballafaqimi Egli-Gjesti, banori: Qenke kthyer me qëllim të keq ndaj meje

March 19, 2025
min lexim

Egli dhe Gjesti janë ballafaquar në spektaklin e mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP Albania 4.

Gjesti i tha Eglit se duket qartë se është kthyer me qëllim të keq ndaj tij. Kjo e fundit e kundërshton dhe thotë se është kthyer vetëm për veten e saj dhe për imazhin e saj. Sipas banorit kthimi i saj në shtëpi është thjeshtë viktimizim.

Debati i plotë:

Gjesti: Ato qe kam thënë kam thënë që do të zhdukem etj kanë qenë nga situata e nishanit dhe këto janë gjëra që ndodhin kur një çift zihet. Këto postime që po shikoj tani po më lënë të kuptoj se është kthyer me një qëllim të keq ndaj meje. Që kur je kthyer kam dashur të të lë kohën tënde, jo si Rozana që tu hodh në qafë. Dhe këto që po thua për shenjat që unë të kam dhënë kur kemi qenë në shtrat bashkë. Mendoj që ti kur ke dalë kë parë diçka ku ke dalë keq dhe kthehesh me këtë qasje. I the Kellyt që unë duhet të mbajë përgjegjësi për ndjenjat e tua. Sa dole jashtë i harrove të gjitha ato që ndodhën për 9 ditë, gjithë ato lot.

Egli: Përpara teje nuk qaj më, për këtë mos u merakos. Ka një dhomë rrëfimi aty, por përpara teje nuk qaj më, këtë ta kesh të sigurt se kam frikë se hidhesh nga muri përsëri. Unë nuk rashë në dashuri me krevatin, rashë në dashuri me personin që më puthte dhe përqafonte gjatë gjithë kohës. Ti më ke lënë të kuptoj që edhe ti ke ndjenja për mua me anë të veprimeve

Gjesti: Ne jemi puthur dhe kemi fjetur bashkë por nuk i kam bërë një premtim apo diçka tjetër. Ndoshta ndonjë prekje që kam bëre unë e ka bërë atë të mendojë se do bëjmë fëmijë aty për aty.

Egli: Ti ke bërë gjithë këto gjëra dhe më pas më ke thënë ik m’u largo dhe këtë nuk e mohon dot. Unë nuk hedh poshtë gjërat që ke bërë ti për mua por nëse s’më do dhe do që të zhdukem pse s’më lije të dilja kur hapja derën. Me dikë që do vetëm të rrish nuk e puth, nuk e përqafon, nuk e mban në prehër dhe nuk fle me të.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rrjeti energjetik i Ukrainës në qendër të sulmeve ruse që nga shkurti i vitit 2022

Story i radhës

Mexhiti në Librin e Ngushëllimeve për viktimat në Koçan: Premtoj se kjo tragjedi nuk do të kalojë pa drejtësi

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë