Balla takon homologun spanjoll: Bashkë në luftën kundër narko-trafikut

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka takuar homologun e tij  nga Spanja Fernando Grande-Marlaska.

Në takim u fol për intensifikimin e bashkëpunimit në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikun e narkotikëve nga disa vende të Amerikës latine drejt Europës.

“Me Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska, biseduam mbi bashkëpunimin midis agjencive tona ligjzbatuese në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Do të intensifikojmë bashkëpunimin në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikun e narkotikëve nga disa vende të Amerikës latine drejt Europës, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë”, bëri me dije Balla përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Megaoperacion i Europol, 23 të arrestuar për trukime ndeshjesh

Story i radhës

Pse Norvegjia synon të gërmojë fundin e detit?

Të fundit nga