Balla takim me Prokurorin e Përgjithshëm: Dua mbështetje në goditjen e “të fortëve” dhe rrjeteve të shpërndarësve të drogës

July 25, 2023
1 minut lexim

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Balla dhe Çela për dy orë me radhë kanë diskutuar lidhur me rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë me fokus intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Balla i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme mbështetjen në goditjen e “të fortëve” dhe rrjeteve të shpërndarësve të drogës.

Bashkëpunimi i ngushtë u vlerësua nga të dyja palët si parakusht dhe çëlësi i suksesit për realizimin e objektivave të përbashkëta.

Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm vunë gjithashtu theksin edhe tek nevoja e rritjes së cilësisë së hetimeve dhe një qasje proaktive në monitorimin dhe procedimin e “të fortëve” në lagje, në sheshe e qendra të banuara në të gjithë vendin, me qëllim goditjen dhe parandalimin e fenomeneve kriminale që prekin nga afër qytetarët.

Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

UEFA përjashton gjigandin spanjoll nga Europa, CAS-i e rikthen në Conference League

Story i radhës

Tahiri i bënë thirrje sërish PDK’së e LDK’së ta përkrahin mocionin: Rrëzimi i Qeverisë s’bëhet me Listën Serbe

Të fundit nga

ShkoLartë