Balla: Kuvendi në shtator do adresojë situatën se si një sekretar partie non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe vazhdon të përdhosë këtë institucion

1 minut lexim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Pasërtisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.

Balla krahas shënimit të tij në rrjetin social facebook ka publikuar dhe një foto të Sali Berishës përkrah udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

Postimi i Taulant Ballës:

Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Për të zbutur lëkurën, ndiqni këshillat e dobishme

Story i radhës

Prokuroria e Shtetit për 24 orë ka ndaluar 12 persona për vepra të ndryshme penale

Të fundit nga