Lënda e “Balancuesi”, që ishte iniciuar nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), do të shqyrtohet nesër në seancë të Gjykatës Kushtetuese. Parashtruesi i iniciativës, KSHPK, vlerëson se detyrimi që kandidatët për nëpunës administrativë të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike gjatë aplikimit për punë shkel të drejtën kushtetuese të garantuar për shprehje të lirë të përkatësisë kombëtare. Sipas KSHPK-së, përkatësia është ndjenjë personale dhe mund të ndryshojë, dhe nuk përbën kusht për punësim sipas Ligjit për të punësuarit në sektorin publik ose Ligjit për nëpunësit administrativë. Ky detyrim konsiderohet si parakusht eliminues për pjesëmarrje në shpalljet publike, gjë që shkel parimin e profesionalizmit dhe kompetencës. Sipas KSHPK-së, përdorimi i “balancuesit” si kriter bazë për ndarjen e vendeve të punës është në kundërshtim me sistemin e meritave dhe çon në keqpërdorime, duke përfshirë tregtinë me ndikime, sjellje korruptive dhe krijimin e klientëve politikë./TV21.
Burimi: tv21