balaj asiston tete shqiptare ne fushe ne derbin e madh te zvicres 62800e9c33131

Balaj asiston, tetë shqiptarë në fushë në derbin e madh të Zvicrës  

May 14, 2022
1 minut lexim

Skuadrës Aarau i duhet edhe një pikë që të rikthehet në elitën e futbollit zviceran.

Kjo skuadër fiton sfidën kryesore në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Schaffhausen-it, në kuadër të javës së 35-të (e parafundit) në Challenge League (liga e dytë).

Liridon Balaj asistoi në golin e fitores në minutën e 30-të, ku Schneider shënoi dhe vulosi derbin e madh. 

Futbollistët Liridon Balaj (58′), Imran Bunjaku, Donat Rrudhani (79′), u paraqitën titullarë për Aarau-n dhe Milot Avdyli nga minuta e 79-të. 

Balaj e Rrudhani u zëvendësuan në minutën e 58-të përkatësisht 79-të.

Uran Bislimi, Valon Hamdiu (79′), Jetmir Krasniqi (79′) e Bujar Lika, startuan nga minuta e parë për. Hamdiu e Krasniqi u zëvendësuan në minutën e 79-të. 

Me kartona të verdhë u ndëshkuan Lika (në minutën e 15-të); Hamdiu (16’) e Bislimi (43’) dhe Balaj (6’). 
Një javë pa përfunduar kampionati, Aarau kryeson me 65 pikë, pasojnë Winterthur me 62, Schaffhausen 62 pikë etj.

Në javën e fundit, Aarau e pret Vaduzin, Winterthur luan në konak të Kriens-it dhe Schaffhausen është mysafire e Lausanne Ouchy.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hiperoptimizmi i femijerise pse zhduket kur rriteni 62800e96d9d59
Story i mëparshëm

Hiperoptimizmi i fëmijërisë: Pse zhduket kur rriteni?

degjoi te shtenat dhe u hodh nga automjeti ky eshte blerim preci qe iu be atentat ne lezhe 62800ebf6bac7
Story i radhës

“Dëgjoi të shtënat dhe u hodh nga automjeti”/ Ky është Blerim Preçi që iu bë atentat në Lezhë

Të fundit nga

Ahmet Isufi-Kampion universitar në shah 2025

Organizuar nga Feferata e Sportit Universitar të Kosovës dhe mbështetur nga Federata e Shahut e Kosovës, në Sallën e shahut të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është zhvilluar xhiroja e
ShkoLartë