Atletja e kombëtares së Kosovës, Gresa Bakraqi, pa sukses në Kampionatin Evropian që po mbahet në Stamboll të Tueqisë.
Atletja jonë ka garuar në disiplinën 3000 metra, e cila ishte në grupin e dytë kualifikues.
Bakraqi vrapoi për 9:36.96 minuta, duke mbetur e fundit.
Anastasia Marinakou e Greqisë është e parafundit me kohë prej 9:22.35 minuta.