Afërdita Zogaj-Bazaj është bërë e njohur në Gjermani për gatimet tradicionale shqiptare, sidomos pas hapjes së biznesit të saj inster kuzhina_e_aferdites në Ehingen Donau të Gjermanisë.
Kjo zonjë më duar të arta, pregatit ushqime e ëmbëlsira nga më të ndryshmet me porosi dhe u shuan mallin e gatimeve tona bashkëatdhetarëve në Gjermani dhe jo vetëm.
Bakllava, padyshim që është në krye të listes së gatimeve të Afërdites, andaj ja kërkuam receten për Kurban Bajram.
Bakllava me arra nga kuzhina_e_aferdites:
Përbërësit:
-500 gr miell
-200 ml qumësht
-200 ml vaj
-7 vezë
-2 lugë gjelle kos
-400 gr niseshte (për pregatitje)
-300 gr arra
-500 gr gjalpë
Pregatitje:
-I ndajmë të verdhat e gjashtë vezëve nga e bardha dhe vetëm të verdhat i hedhim në një kovë.
-1 vezë e hedhim komplet.
-Të gjitha i përziejmë sëbashku.
-Vazhdojmë punën në koven ose enën ku gjenden vezët dhe ja hedhim qumështin, vajin dhe kosin. I i përziejmë sëbashku dhe i hedhim ngadal miellin derisa të bëhet masa kompakte.
-Brumin e fituar e mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë në vend të freskët për 15 minuta.
-Pas 15 minutash, nisim me pregaditjen e kuleqve, që duhet të jenë sa më të vegjël.
-Pas ndarjes së kuleqëve, nisim me shtrirjen (t’hollimin) me shumë kujdes, gjithmonë bashkë me niseshte.
-Tepsija duhet të lyhet me gjalpë (margarin). 30 petët e para të t’holluara i hedhim në tepsi.
-Kur të arrijmë në shtrirjen e 30 petëve në tepsi, hedhim mbi 300 gr arra (masa e arrave mund të jetë edhe sipas dëshires).
-Tashmë është koha për ti vendosur mbi arra një e nga një edhe 30 petët e tjera.
Pjekja:
-Furren me paranxehje në 150C°
-Gjalpën e shkrirë ja hedhim bakllavasë para se ta fusim në furrë.
-Bakllavaja lihet në furrë të piqet për tri orë, gjithmonë me kujdes të shtuar.
-Pas pjekjes e heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet, ndërkohë që jemi duke e bërë shërbetin.
Shërbeti:
-1200ml ujë
-1200 gr sheqer
-Në një tenxhere hedhim ujin dhe sapo të ngrohet pak i hedhim edhe sheqerin. Bashkë i përziejmë derisa të shkrihet sheqeri mirë dhe i lëmë të zihen për 45 minuta.
-Pas 45 minutash zierje, tashmë e kemi përfutuar shërbetin, të cilin ashtu të nxehtë ja hedhim bakllavasë së ftohtë.
Shija perfekte! Ju bëftë mirë dhe urime festa e Bajramit nga kuzhina_e_aferdites