Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka deklaruar se mos formimi i disa fondeve janë si pasoj e dështimeve të partisë në pushtet.
Bajrami thotë se Lëvizja Vetëvendosje s’ka nevojë për fushat të re se e ka të vjetrën pasi sipas saj, nuk i ka realizuar asnjërën nga premtimet.
“Për fondet e tjera të parealizuara është dështim, por LVV edhe këtu ka një përparësi.
Sepse duke qenë se nuk e ka realizu asnjë premtim e zotim, nuk ka nevoje të bëj program qeverisëse për fushatë elektorale, i vlen i njëjti vetëm se këtë herë qytetaret nuk ju besojnë fjalëve dhe mashtrimeve të tyre”, deklaroi Bajrami për FrontOnline.
Burimi: botasot.info